Ballina / Teknologji / Shtatë aplikacione ku mund të fitoni para
Shtatë aplikacione ku mund të fitoni para

Shtatë aplikacione ku mund të fitoni para

Të gjithë ne kalojmë orë të tëra duke bërë kërkime për aplikacione të ndryshme në smartfonët tanë. A keni menduar ndonjëherë se ne po ashtu mund edhe të fitojmë para duke i shfrytëzuar këto pajisje! Më poshtë mund t’i shihni disa prej aplikacioneve më të mira e që mund të ju sjellin para shtesë. Mirëpo, mos prisni që të pasuroheni përmes tyre, këto vetëm do t’ju lehtësojnë që të keni luksin më të madh të shpenzimeve tjera gjatë muajit.

1. Foap
Ky aplikacion ju mundëson juve që të fitoni para duke bërë fotografi. Nuk ka asnjë kufizim, dhe ju mund të përcaktoni çmimin që dëshironi. Mundësitë për të bërë para nga ky aplikacion janë pa-fund, sapo të keni hapur një llogari ju do të habiteni se çfarë shuma të parave njerëzit janë të gatshëm të paguajnë për një foto që ju e keni bërë rastësisht.
Foap është i mundur në pajisjet iOS dhe Android, pa pagesë.

2. Slidejoy
Nuk ka asgjë të komplikuar në lidhje me këtë aplikacion, pasi që e keni instaluar një reklamë do të shfaqet në ekranin tuaj. Dhe ju do të fitoni para sa secilën herë që e hapni telefonin tuaj.
Ky aplikacion është i mundur vetëm për përdoruesit e sistemit android.

3. BookScouter
Nëse doni ti hiqni qafe librat e vjetër, por nuk jeni të interesuar t’i jepni falas, ky aplikacion është përgjigja juaj. Krejt ajo që ju duhet është skanimi i barkodit të librit me aplikacionin nga telefoni juaj dhe aplikacioni automatikisht mundësitë se me çfarë çmimi mund t’a shisni librin tuaj.
BookScouter është i mundur për paisjet iOS dhe Android, pa pagesë.

4. Ipsos i-Say
Nëse dëshironi të shkarkoni një aplikacion të anketave por nuk dini se cilin t’a zgjidhni, provojeni i-Say; i cili është krijuar nga Ipsos, një nga kompanitë më të besueshme në hulumtimet e tregut. Dhe nëse keni kohë të lirë, mund të mbushni anketa dhe fitoni para nga to.
i-Say është i mundur për paisjet iOS dhe Androit, pa pagesë.

5. Fiverr
Fiverr është një nga ‘tregjet’ më të mëdha për shërbime. Ky aplikacion ju jep qasje në mbi 3 milion shërbime duke filluar nga 5 dollarë
Fiverr është i mundur për paisjet iOS dhe Android, pa pagesë, shkruan lajmi.

6. App Trailers
Ashtu si edhe emri asocion, App Trailer shfaqë përdoruesve video të shkurtra 30 sekonda, reklama kto të aplikacioneve të reja. Për secilën video që ju shikoni, fitoni edhe para. Dhe nëse shkarkoni ndonjë nga aplikacionet, ju fitoni edhe më shumë.
Ky aplikacion është i mundur për paisjet iOS dhe Android, pa pagesë.

7. Loot
Ju mund t’i shikoni kampanjat nga markat e preferuara dhe thjeshtë mund t’i përzgjedhni atë që ju intereson më shumë. Aksioni kompletohet duke e bërë një fotografi për atë markë, dhe pastaj t’a shpërndani në rrjetet sociale. Nga ky aplikacion mund të fitoni para, por dhe shpërblime të tjera. Ky aplikacion është i mundur për paisjet iOS dhe Android. /zëri

 

Rreth promo

Komentoni

Email adresa juaj nuk është publikuar.Fushat e kërkuara janë mbushur *

*

Dil në fillim
promo.infosite.alpromo.infosite.co
Na konktatoni

Na dërgoni një email dhe ne do ju përgjigjemi së shpejti!

Pyejte? Jemi gati për të ju ndihmuar!

Kliko Enter për të biseduar