Ballina / Teknologji / Microsoft prezanton telefonin e ri Nokia 230

Microsoft prezanton telefonin e ri Nokia 230

Kompania Microsoft ka prezantuar telefonin Nokia 230, i dizajnuar për tregjet në zhvillim. Ky telefon ka ekran 2.8 inç me rezolucion 240 x 320 pikselë (QVGA), i rrethuar me korniza prej polikarbonati dhe kasa prej alumini.

Telefoni ka vetëm 16MB RAM, ashtu si pajisjet e vjetra, megjithatë mjafton për të hapur shfletuesin Opera Mini, motorin e kërkimit Bing dhe aplikacionin e motit. Nuk ka hapësirë të brendshme për të ruajtur këngë MP3.

Nokia 230 ka gjithashtu një kamerë 2 megapikselë në anën e pasme, e cila mund të shkrepë foto me rezolucion 1,600 x 1,200 pikselë dhe të regjistrojë video me rezolucion 240 pikselë dhe shpejtësi 15 pamje në sekondë. Ai përfshin opsionet më bazike të internetit, si rrjeti i dyfishtë 900MHz/1800MHz GSM dhe Bluetooth 3.0.

Përmasat e telefonit janë 124.6 x 53.4 x 10.9 mm dhe peshon 91.8 gramë. Një bateri me kapacitet 1,200mAh fuqizon pajisjen që, sipas Microsoft-it, do të zgjasë për gati 27 ditë nëse nuk përdoret shumë. Microsoft ka krijuar edhe një version me dy karta SIM të Nokia 230.

Të dy versionet do të dalin në treg në muajin dhjetor dhe do të shiten për vetëm 55 dollarë.

 

Rreth promo

Komentoni

Email adresa juaj nuk është publikuar.Fushat e kërkuara janë mbushur *

*

Dil në fillim
promo.infosite.alpromo.infosite.co
Na konktatoni

Na dërgoni një email dhe ne do ju përgjigjemi së shpejti!

Pyejte? Jemi gati për të ju ndihmuar!

Kliko Enter për të biseduar