Ballina / Teknologji / Mësoni se cilat janë 10 aplikacionet më të përdorura
Mësoni se cilat janë 10 aplikacionet më të përdorura

Mësoni se cilat janë 10 aplikacionet më të përdorura

Janë më shumë se 2 milionë aplikacione në Apple dhe në dyqanet e Google-it, ku 10 prej tyre kryesojnë për nga përdorimi më i madh.

ComScore e ka bërë radhitjen e 10 më të preferuarave që janë në dispozicion për t’i marrë pa pagesë. Sipas kësaj analize të kësaj kompanie, ne kalojmë 52 për qind më shumë kohë në aplikacione sesa në uebfaqe. Kjo përqindje tregon rritje nga viti i kaluar kur diferenca ishte 40 për qind.

Shikoni më poshtë listën prej 10 aplikacioneve më të përdorura nga ne:

Facebook
Rrjeti social që mban njerëzit në lidhje përmes fotografive, teksteve, statuseve dhe mundësisë së bashkëbisedimit, përdoret nga 115 milionë vetë në muaj.

Youtube
Aplikacioni i Youtube-s sjell videot më të reja direkt në telefonin tuaj që ka bërë të ketë 83.4 milionë përdorues mujor.

Google Play
Pas Youtubes vjen aplikacioni Google Play. Aty përdoruesit e telefonave me Android mund të marrin aplikacione të reja. Androidi përfshin 85 për qind të tregut të telefonave në botë ndërsa Google Play arrin 72 milionë përdorues në muaj.

Google Search
Hulumtuesi i kësaj kompanie Google Search është i përhershëm në telefonat me Android dhe përfshin rreth 70 milionë përdorues.

Pandora
Shërbimet e radios online, Pandora, ka 69 milionë dëgjues në muaj duke e bërë radio stacionin më të madh në botë.

Google Maps
Shumë njerëz në botë nuk ia dalin mbanë pa hartat që ofron Google. 64.5 milionë njerëz përdorin atë për të gjetur rrugën e tyre.

Gmail
Shumë telefona kanë të instaluar aplikacione për shërbimin e postës elektronike, por aplikacioni Gmail mbetet ndër më të preferuarit me rreth 60 milionë përdorues në muaj.

Instagram
Është aplikacioni më i njohur në botë për shpërndarjen e fotografive me rreth 60 milionë fotografi të ngarkuara qdo ditë. Instagrami arrin 46.6 milionë përdorues.

Apple Maps
Pas Google Mapsit, Apple ka shfaqur rivalin e saj, Apple Maps, për të cilin suksesi ishte i pashmangshëm. Apple Maps tani ka 42 milionë përdorues në muaj.

Yahoo Finance
Për të ditur më shumë rreth financave përdoret aplikacioni Yahoo Finance, që sivjet pati një ndryshim. Yahoo Finance ka 42 milionë përdorues për të përmbyllur listën e 10 aplikacioneve më të përdorura.

Rreth promo

Komentoni

Email adresa juaj nuk është publikuar.Fushat e kërkuara janë mbushur *

*

Dil në fillim
promo.infosite.alpromo.infosite.co
Na konktatoni

Na dërgoni një email dhe ne do ju përgjigjemi së shpejti!

Pyejte? Jemi gati për të ju ndihmuar!

Kliko Enter për të biseduar