Ballina / Teknologji / Me 5G mund të shkarkojmë 30 filma për një sekondë
Me 5G mund të shkarkojmë 30 filma për një sekondë

Me 5G mund të shkarkojmë 30 filma për një sekondë

Deri më tani me orë të tëra jemi ulur dhe kemi pritur për ta shkarkuar një film si dhe kemi qenë në pritje të gjatë që të na hapet një ueb faqe e caktuar.

Mirëpo, tani e tutje nuk do ta kemi këtë problem. Është një ekip i shkencëtarëve i cili ka zhvilluar një teknologji të re të rrjetave pa tela e cila teknologji është 65.000 herë më e shpejtë se sa teknologjia 4G. Përmes kësaj teknologjie arrihet një shpejtësi e jashtëzakonshme prej 1 terabit (125 gigabajt) për sekondë, shpejtësi me të cilën do të shkarkoheshin 30 filma brenda një sekonde.

Teknologjia 5G është zhvilluar nga Qendra e Inovacionit në Universitetin Surrey. Ndërkaq, ani pse shpejtësi të tilla të mëdha janë arritur më parë përmes kabllove me fije optike, kjo është hera e parë që arrihet një shpejtësi e tillë në rrjetat pa tela. Shpejtësia më e madhe që ishte arritur më parë në rrjetat pa tela ishte 7.5 gigabit (940 megabajt) për sekondë nga Samsung në tetor të vitit të kaluar. Ekipi i shkencëtarëve dëshiron që të filloj testimin e teknologjisë 5G në publik diku në vitin 2018, ndërsa parashohin që teknologjia të jetë tërësisht funksionale dhe e gatshme për banorët e Britanisë së Madhe në vitin 2020. /noa/

 

Rreth promo

Komentoni

Email adresa juaj nuk është publikuar.Fushat e kërkuara janë mbushur *

*

Dil në fillim
promo.infosite.alpromo.infosite.co
Na konktatoni

Na dërgoni një email dhe ne do ju përgjigjemi së shpejti!

Pyejte? Jemi gati për të ju ndihmuar!

Kliko Enter për të biseduar