Ballina / Galeria / Ja cilat pajisje do t’i sjellë Apple këtë vit (foto)

Ja cilat pajisje do t’i sjellë Apple këtë vit (foto)

Kompania Apple shumë shpejt pritet që të dominojë industrinë e elektronikës edhe më shumë gjatë këtij viti. Apple këtë do ta arrijë duke lansuar pajisje të reja shumë më të përsosura. Më poshtë mund t’i shini pajisjet që Apple pritet t’i lansoj.

iPhone 7

Apple do të prezantojë gjeneratën e re të iPhone këtë vit. Ani pse iPhone 6S është shitur mjaft mirë, Apple po dëshiron që ta dominojë tërë botën me iPhone. Kështu, në mënyrë që ta bëjë këtë, kompania po përgatit diçka të mahnitshme me iPhone 7, diçka që nuk e kemi parë më herët.

Apple Watch 2

Ndërsa, ora e parë e mençur e Apple ka qenë një risi për kompaninë. Ajo është shitur mjaft mirë dhe Apple po dëshiron që këtë trend ta vazhdojë dhe ta rrisë gjatë këtij viti, duke sjellë një orë edhe më të përsosur, shkruan Gazeta Express.

iPad Air 3

Kurse, iPad Air 3 do të jetë një tjetër lansim i rëndësishëm për Apple. Seritë e iPad janë padyshim tabletët më të rëndësishëm dhe më të suksesshëm në botë, por kjo nuk do të thotë se Apple mjaftohet me kaq. Kompania pritet që këtë vit të lansojë gjeneratën e re iPad Air 3.

iPhone 6C/7C

Ndoshta pajisja më e veçantë do të vijë në formën e iPhone 7C. Kjo do të bëhet, sigurisht, nëse Apple nuk ia vendosë emrin 6C. iPhone 7C pritet të jetë një celular i mahnitshëm dhe i përballueshëm për të gjithë klientët. /Gazeta Express

 

Rreth promo

Komentoni

Email adresa juaj nuk është publikuar.Fushat e kërkuara janë mbushur *

*

Dil në fillim
promo.infosite.alpromo.infosite.co
Na konktatoni

Na dërgoni një email dhe ne do ju përgjigjemi së shpejti!

Pyejte? Jemi gati për të ju ndihmuar!

Kliko Enter për të biseduar